Stephan El Shaarawy a thënë se Cengiz Under është lojtari që e “mahnitë atë më së shumti”

Cengiz fillimisht testohej më shumë nga Roma po tani ai e ka marrë pozitën e anësorit të djathtë dhe tifozi më i madh i të riut është El Shaarawy.

“Gjithmonë mendoj për të tjerët, kështu që mund të them se ishte një sezon i mirë”, tha italo-egjiptiani për Gran Gala di Calcia.

“Ne kemi pasur një ecuri të mirë në Ligën e Kampionëve. Natyrisht dëshirojmë që ti rritim në numra dyshifrorë gola dhe nuk ia dolëm, por unë kam luajtur mirë dhe jam i kënaqur. Shpresoj të ja dal më mirë duke qenë në sulm”.

“Loja më e mirë? Ndeshja në shtëpi kundër Chelsea kur shënova dy gola ishte e mrekullueshme. Si skuadër, të themi se fitorja 3-0 kundër Barcelonës ishte unike”.

“Ishte një ndeshje historike me një rikthim të jashtëzakonshëm. Lojtari i Romës që ju mahnit më së shumti? Under”.

“Po e shoh se si ai po rritet. Ai kishte vështirësi derisa u adoptua, por pas kësaj ai ia doli, na ndihmoi shumë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe edhe tani është duke ja dal mirë”.