Pas komenteve të djeshme të presidentit të Milanit, Paolo Scaroni, sot ka folur edhe presidenti i Interit, i cili ka thënë se gjëja më e mirë do të ishte vazhdimi i përbashkët mes Milanit dhe Interit në San Siro.

Dy rivalët e qytetit të Milanos, janë pjesë e këtij stadiumi që nga viti 1947, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Kuqezinjve tha se shpreson që të merret një vendimi final deri në fund të këtij viti.

“Gjëja më e mirë do të ishte nëse Interi dhe Milani do ta kenë një stadium. San Siro është një stadium historik dhe skenë ikonike e futbollit botëror”, ka thënë presidenti i Interit.

“Prioriteti ynë është që të qëndrojmë në San Siro, dhe ta modernizojmë atë”.

“Pas është bërë ndryshimi në pronësinë e Milanit, ne do të bisedojmë me ta dhe të gjejmë zgjidhje për situatën e stadiumit”.