Deputeti Luben Arnaudov, i cili është njëri nga të akuzuarit në rastin për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, del nga  paraburgimi shtëpiak pasi Gjykata e Apelit ia pranoi ankesën.

Para Gjykatës, Arnaudov dorëzoi garanci prej 300.000 eurove.

Në paraburgim shtëpiak mbetet vetëm deputeti Kërsto Mukoski, pasi paraprakisht nga paraburgimi shtëpiak u lirua edhe Sasho Vasilevski.

Arnaudov, pas seancës së sotme për rastin “27 prilli” tha se që në korrik kanë dorëzuar kërkesë me kaucion, ashtu që mbetet  gjykata të prononcohet.

I pyetur nëse do të votonte për ndryshimet kushtetuese në këmbim për amnisti, Arnaudov tha se tani për tani nuk ka menduar.