Lori Hoxha është një nga personazhet më interesantë të shou-bizit edhe për shkak të statusit si trashëgimtarja e Top Channel. Ajo së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një fotografi, ku është shfaqur e veshur për “Halloween”.

Por jo të gjithë komentet për të ka qenë yë mira, madje nuk kanë munguar edhe akuzat për operacione plastike.

“Dhe mjaft me shiringa zemër, se je fryrë goxha nga faqet. Më beso s’ke nevojë për më shumë. Visi të do gjithsesi edhe po të jesh si në fillim.” – i ka shkruar një nga komentueset, madje edhe duke përmendur kështu edhe lidhjen që Lori Hoxha ka prej disa vitesh me Visin.

Por ndonëse jemi mësuar që Lori nuk i kthen përgjigje komenteve të tilla këtë herë ajo ka habitur me përgjigjen e saj. “Sikur të jetoja për meshkujt do të isha në kuzhinë, duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe çdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim.”- ka përfunduar Lori në rrjete sociale.