Tre të rinj mes tyre një 14 vjeçar, nxënës shkolle akuzohen për tentativë vrasjeje pas videos shokuese ku ata sulmojnë një tjetër adoleshent.

Videoja tregon sesi banda e të rinjve përpiqet të vrasë adoleshentin duke e goditur me shufra hekuri në mes të ditës në periferi të Parisit, në veri të kryqytetit.

Në pamje duket sesi banda tërheq zvarrë djalin për ta nxjerrë nga poshtë një makine që si duket është fshehur për ti ikur dhunës.

Ata e kapin nga këmba dhe pasi e nxjerrin nga makina e qëllojnë me shufra hekuri, shkopinj beisbolli pa pushim, në kokë dhe në trup djalin

Adoleshenti arriti të shpëtonte nga duart e këtij grupi vetëm falë disa banorëve lokalë të cilët në momentin kur u bënë dëshmitarë të asaj dhune barbare ndërhynë për ta shpëtuar.

Djali është tashmë në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Videoja është filmuar më 26 shtator në Garges-les-Gonesse, 20 milje larg qendrës së Parisit. Flitet për një larje hesapesh mes bandave.

Në video dëgjohen banorët e tmerruar që i kërkojnë adoleshentëve të ndalin dhunën.

Dhjetë persona janë në hetim si të përfshirë në këtë dhunë të paprecendentë.