Kuvendi i Maqedonisë në ditët në vazhdim do duhet të diskutoj për heqjen e mandatit të deputetit ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mandate dhe Imunitete, kërkesën e dërguar nga gjykata për heqjen e mandatit të Gruevski për shkak se ai duhet të vuaj dënimin prej dy viteve me burg për rastin “Tanku” të PSP-së.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski për MIA ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar tek ai dhe se e njëjta do të shqyrtohet në afat prej 15 ditëve. Ai nuk ka dashut të precizoj se kur do të caktoj sakt seancën, por vetëm ka theksuar se afatet do të respektohen.  Nëse kërkesa për heqjen e imunitetit kalon në Komisionin për mandate dhe imunitete, Kuvendi duhet të diskutoj për  të në seancën e parë të radhës. Vendimi për marrjen e mandatit të deputetit sipas Nenit 65 të Kushtetutës, merret me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.  Ish kryeministri Nikolla Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin prej dy viteve. /SHENJA/