Dorëzohet autori i masakrës së Fshatit Shëlli në Mat. Kujtim Koxha autori vrasjes së një personi dhe plagosjes së tre të tjerëve është vetëdorëzuar në polici gati nje orë pas ngjarjes.

Ndërkohë më herët policia dha detajet paraprake për ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të enjtje në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull ku 51 vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Nga të shtënat për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H,  E.A. dhe H.B. Sipas policisë shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre.

Loading...