Gjatë ditës së djeshme, pak çaste para skadimit të afatit, ekipi i avokatëve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka dërguar lutje deri tek Gjykata Penale që t’i shtyhet vuajtja e dënimit prej dy viteve burg. Avokatët e Gruevskit kanë thënë se përgatitja e lutjes ka kërkuar kohë dhe për këtë arsye është dërguar vonë.

Gruevski kërkon që për tre muaj t’i shtyhet vuajtja e dënimit ndërsa si arsyetim për këtë ka theksuar se ka obligime si deputetë por edhe rreth doktoraturës së tij.

Gjykata për zbatimin e sanksioneve ka afat deri të enjten t’i përgjigjet kërkesës së avokatëve të Gruevskit.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski u dënua në lëndën “Tanku” me dy vite burg, ndërsa në burgun e Shutkës duhet të paraqitet më 8 nëntor, transmeton Almakos.

Poashtu gjatë ditës së djeshme Kuvendi ka pranuar kërkesën e Gjykatë për heqjen e mandatit të tij si deputetë./