Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të Marrëveshjes së Prespës në të dyja vendet më herët apo më vonë do ta kuptojnë se kjo është rruga e vetme për të shkuar përpara, porositi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

“Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimet e ministrit grek të Mbrojtjes dhe partnerit të koalicionit të kryeministrit Aleksis Cipras, Panos Kamenos, se do të dalë nga Qeveria kur Marrëveshja do të arrijë në Parlamentin grek, por edhe të deklaratës së shefit të diplomacisë Nikos Koxias se pa ratifikimin e Marrëveshjes nuk ka zgjidhje, theksoi se ekziston një simbiozë e çuditshme e kundërshtarëve në këtë Marrëveshje edhe në të dyja vendet.

“Jam i bindur se me suksesin e këtij procesi edhe kundërshtarët më të mëdhenj , disa më herët, disa më vonë, por jo kohë të gjatë, do të shohin se kjo është rruga e vetme për të shkuar përpara. Rajoni është fundosur në histori dhe prodhon shumë pak të ardhme”, theksoi Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerindka dhe koordinuesin kombëtar për NATO, Stevo Pendarovskin, ku  ata informuan për fillimin e negociatave parainkuadruese për hyrje në Aleancë.

Theksoi se edhe në Maqedoni edhe në Greqi është krijuar miqësi midis forcave, të cilat dëshirojnë që ky problem të tejkalohet.

Ministri i Punëve të jashtme theksoi se në këtë moment procesi është tek ne dhe se pala e Maqedonisë duhet ta zgjidhë pjesën e saj të detyrës.

“Tani është në duart e deputetëve. ta përfundojmë punën tonë. Pastaj procesi është në Athinë edhe ata do të kenë punë. Është shumë me rëndësi ta përfundojmë pjesën tonë me besim se edhe ata do ta përfundojnë pjesën e vet, sepse edhe ata e kanë nënshkruar marrëveshjen”, tha Dimitrov.

Duke u përqendruar te kundërshtarët e Marrëveshjes nga të dyja palët, tha se kritikat i plasojnë në bazë të pozicioneve shumë të ndryshme.