Dy Kombëtaret e mëdha të Amerikës së Jugut do të përballen më 16 tetor, edhe pse Leo do të mungojë pasi që nuk është ftuar nga Kombëtarja

Philippe Coutinho i është shmangur debatit për bashkëlojtarin e tij te Barcelona Lionel Messi por ka thënë se Brazili është i përkushtuar për të fituar në këtë miqësore javën e ardhshme.

“Messi dhe unë nuk flasim shumë për Kombëtaret tona. Pavarësisht së ai nuk do të luaj, ndeshja do të jetë e madh-është një rivalitet i madh i joni”, ka thënë Countinho.

“Dëshirojmë ta mposhtim Argjentinën pavarësisht a luan Messi apo jo. Çfarë është më e rëndësishme për mua është të luajmë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen”.

Loading...