Crvena Zvezda u dëshmua se nuk është në gjendje për të garuar në një garë me ekipe të mëdha, derisa sonte ata kanë pësuar debakël në Paris kundër Paris Saint-Germain. Kreator i fitores së parisienëve ishte Neymar, i cili shënoi het trik

PSG nuk kishte një punë të vështirë sonte kundër Crvena Zvezdës.

Ata e kanë mundur kampionin serb me rezultat 6-1, një rezultat tenistik ku shkëlqeu pa asnjë dyshim braziliani Neymar që shënoi tre gol.

Që në pjesën e parë PSG shënoi katër gola. Braziliani ia nisi serinë e golave në minutën e 20 ku brenda dy minutave shënoi dy gola.

Epërsia për 3-0 e rriti Cavani në minutën e 37’të kurse për 4-0 shënoi Angel Di Maria në minutën e 42’të.

Edhe në pjesën e dytë pati gola.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 70’të, ndërkaq për serbët golin e nderit e shënoi Marko Marin në minutën e 74’të.

Neymar e kompletoi het-trikun në minutën e 81’të me një gol nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, PSG është në vendin e parë më 3 pikë, aq sa ka Liverpool, por që sonte zhvillon ndeshjen e tyre kundër Napolin në Sao Paolo. /GazetaExpress/