Para pak minutash ka ndodhur një aksident në lagjen “Bregu i Diellit” të qytetit të Prishtinës dhe ishin të përfshira dy makina.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, reperi kosovar Kastriot Rexha, i njohur si ‘Majki’,  është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Lajmi.net ka kontaktuar me reperin i cili ekskluzivisht për ne ka folur rreth aksidentit ku ishte i përfshirë.

”Mirë mirë jom une, aksident i vogël u kon.Pa lëndime kshtu”, tha Majk. Ndërsa kallxo.com ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur aksidenti.