Nga Lulzime Odai-Qoku

Mr. E Politikës së Unionit Europian

Pushteti aktual para se të hynte në këtë proces, duhej  detyrimisht t’i bënte disa kalkulime mbi gjendjen aktuale në shtet .

Fillimisht pushteti nuk e qartësoi çështjen e numrit të votuesve në Maqedoni .Është e pa mundur që në një shtet me 2 milionë banorë, të ketë mbi 1,8 milion votues .S’do mend se tek ky numër i votuesve përfshihen disa qindra mijë votues fiktiv dhe një numër i madh i njerëzve që tash më nuk jetojnë.

Si do që të jetë Qeveria  aktuale e organizoi këtë referendum, duke shpresuar se i njëjti do të zhvillohet si duhet për të arritur censusin  . Pra lirisht mund të thuhet se parashikimet e pushtetit aktual  nuk kanë qenë  të sakta . Nga ana tjetër Qeveria e dinte fortë mirë qëndrimin e  opozitës Maqedonase , e cila vetëm se nuk tha Referendumin do ta bojkotojmë .

Me gjithat , Ç[far është e  rëndësishme ?

Shteti i brishtë në të cilin jetojmë ka shtuar  interesimin të madh të  mbarë botës demokratike që me ndihmesën e tyre të gjithanshme ta konsolidojnë këtë shtet .

Jam e bindur se përpjekjeje e ndërkombëtarëve nuk do të ndalen , madje ata do të vazhdojnë me ritëm ma të përshpejtuar për ti ndihmuar vendit në mënyrë që Maqedonia të konsolidohet  dhe të orientohet drejtë vlerave euro-atlantike. Aktualisht topi do të hidhet në parlament, institucion ky Ligjvënës që momentalisht nuk i ka  votat  për ta tejkaluar këtë pengesë, por praktikat në shtetet tjera  Ballkanike  që tash më janë bërë pjesë e NATO-s dhe BE , dëshmojnë s e do të hapet rruga  e zhvillimit të proceseve  me vlera demokratike .

Edhe pse një pjesë e popullatës është  zhgënjyer pas  rezultateve të publikuara të Referendumit, duhet të jemi të bindur se treni i cili ka  nisur dhe ec me shpejtësi të vogël,  do ta shtojë energjinë për të arritur  më shpejtë tek caku të cilin e dëshirojnë shqiptarët në përgjithësi  dhe tek i cili  do të duhet të arrinë dhe të tjerët të cilët ende  vuajnë  nga  skepticizmi i verbëruar.

Maqedonia ekzistencën e saj si shtet  mund ta  sigurojë vetëm me përfshirjen e shtetit në strukturat e  NATO-s dhe  me  hapjen e  negociatave me BE. Ndryshe  nuk e paramendoj mbijetesën e  këtij shteti i cili momentalisht  gjendet në  udhëkryq. Jam e bindur se do të mbisundojë vetëdije e lartë tek popullata, për t’i mbështetur vlerat demokratike të shteteve perëndimore, duke mos munguar përpjekjet për përfshirje në ato vlera. Duhet bërë çdo përpjekje për të ndalur eksodusin e të rinjve, të cilët vazhdimisht po e lëshojnë vendin për të krijuar jetë më të mirë.