Trajneri italian ka qenë nën marrëveshje me “Blutë” deri në fund të stinorit.

Antonio Conte duket gjithnjë e më pranë stolit të Real Madridit.

Rezultatet e dobëta të kampionëve të Evropës në këtë periudhë të stinorit, kanë vënë në dyshim Julen Lopeteguin i cili duket se i ka ditët e numëruara tek Reali.

Sipas raportimeve të fundit mësohet që Conte është gati për t’u zgjedhur trajner i “Los Blancos”, pasi është liruar nga kontrata me Chelsean dhe tani mund të nënshkruajë me cilindo klub që dëshiron.

Ndeshja me Barcelonën të dielën mund të jetë e fundit për Lopeteguin në stolin e madrilenëve që pritet të pasohet nga italiani.