Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është duke e ulur interesimin për ish-trajnerin e Chelseat dhe Juventusit, Antonio Conte, për shkak të vështirësive që kanë hasur në negociata. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e kanë kthyer vëmendjen te Santiago Solari.

Rezultatet dhe paraqitjet e Real Madridi gjatë këtij sezoni kanë bërë që të vihet në dyshim pozita e Julen Lopeteguit si trajner i madrilenëve. Lopetegui ishte emëruar në pozitën e trajnerit në fund të sezonit të kaluar, në vend të Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi planifikonte ta emëronte qysh sonte Conten si trajner i ri i klubit, megjithatë Gianluca Di Marzio, Mundo Deportivo dhe AS tani raportojnë se Solari është pretendenti kryesor për t’u emëruar trajnerin i klubit është Solari.

Di Marzio e thekson se opsioni për ta emëruar argjentinasin tanimë është mundësia më e madhe, pasi që ai ka stil të ngjashëm me Zidanen, si dhe do të ishte e lehtë ta marrin atë pasi që për momentin, Solari është trajner i ekipit B të “Los Blancos”.

Mundo Deportivo pretendon se negociatat mes ish-trajnerit të Chelseat dhe Real Madridi po rezultojnë të jenë më të vështira sesa që ishte menduar dhe se Solari mund ta menaxhojë Real Madridin për katër ndeshje para se të fillojnë ndeshjet e Kombëtareve