Trupi i gazetarit të zhdukur saudit, Xhamal Kashogi është prerë në copë pasi që paraprakisht ishte vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll, kumtoi CNN, duke iu referuar një prëfaqësuesi zyrtar turk.

Ky pohim, fillimisht i publikuar nga “Njujork tajms”, pasoi pas bastisjes nëntëorëshe të hetuesve turq në Konsulaltën saudite në Stamboll.

Një përfaqësues anonim zyrtar turk nuk dëshiroi të komentojë për mënyrën e mënjanimit të trupit.

Mediumet amerikane paraprakisht kumtuan se Kashogi është vrarë gjatë një bisede informative që ka dalë jashtë kontrollit.