Manchester City ka mposhtur Tottenhamin në kuadër të xhiros së dhjetë në Premier Ligë për të ruajtur pozitën e parë në ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 0 me 1 me golin e vetëm të shënuar nga Riyad Mahrez në minutën e gjashtë.

Në tabelë City udhëheq me 26 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli një pozitë më poshtë. Në vendin e tretë është Chelsea me 24 pikë. Tottenhami është i pesti me 21, një pikë prapa Arsenalit që zë pozitën e katërt.