Dëshiroj t’i inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me proceset, me guxim dhe vendosmëri ta bëjnë hapin vendimtar në përfundimin e detyrimeve, të cilat dalin nga Marrëveshja historike e Prespës, sepse nuk do të ekzistojë mundësi tjetër, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në deklaratë pasi pranoi dorëheqjen e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Aleksis Cipras në deklaratën katërminutëshe dërgoi porosi në disa drejtime, si deri te shteti ynë, ashtu edhe brenda Greqisë, por edhe te anëtarët e qeverisë së tij.

“Dëshiroj që njëkohësisht të dërgoj porosi deri te fqinjët tanë të cilët këto ditë i kanë proceset e tyre siç parashihet me Kushtetutë, që të vazhdojnë drejtë ndryshimeve kushtetuese, ndryshim të emrit të tyre kushtetues, siç parasheh Marrëveshja e Prespës. Dëshiroj t’i inkurajoj që të ecin para me vendosmëri dhe guxim, sepse nuk do të ekzistoj mundësi tjetër. Dëshiroj që edhe një herë të deklaroj se Greqia nuk do të pranojë integrimin e shtetit tonë fqinj në cilëndo organizatë ndërkombëtare në të cilën tashmë jemi pjesë, siç është rasti me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, me emrin kushtetues –  Republika e Maqedonisë”, tha kryeministri grek.

Aleksis Cipras sqaroi se me dhimbje e kishte pranuar dorëheqjen e Koxiasit, theksoi se ky vendim, por edhe vendimi që ai vetë ta marrë në duar Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme është vendim me më shumë porosi, si jashtë vendit, ashtu edhe brenda vendit, por edhe për qeverinë e tij, se nuk do të tolerojë “kurrfarë strategjie personale në linjën kombëtare të vendit” dhe në të njëjtën kohë nuk do të tolerojë që askush, me vetëdije ose pa vetëdije, ta rrezikojë vazhdën e daljes së vendit nga kriza.

“Vendosa që në periudhën e ardhshme vet ta marr në duar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përgjegjësinë e saj. Duke dërguar njëkohësisht porosi se kjo zgjedhje e imja është zgjedhje që e sinjalizon vendosmërinë time që të bëj gjithçka që është në duart e mia dhe të siguroj përfundimin me sukses të Marrëveshjes historike të Prespës që e përmirëson rolin ndërkombëtar të vendit”, tha Cipras.