Real Madridi ka dëshpëruar përsëri. Ata kanë humbur sot në Moskë kundër CSKA’së me rezultat 1-0, por që kanë dëshpëruar me lojë kundër rusëve të cilët arritën fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër kampionit në fuqi

Real Madrid ka dështuar përsëri.

Pas dështimit të tyre në La Liga për të fituar në tri ndeshjet e fundit, Los Blancos kanë vazhduar me ndeshjet e dobëta ku kanë humbur në Moskë sonte në ndeshjen kundër CSKA së Moskës.

CSKA ka ardhur shumë herët në këtë ndeshje, që në minutën e dytë, ku ka shënuar Nikola Vlasic.

CSKA ka vazhduar me sulme në drejtim të portës kundërshtare dhe ka pasur disa herë mundësi që të shënojë golin e dytë por që rastet e tyre nuk i konkretizuan si duhet.

Në pjesën e dytë Real Madrid ishin më të mirë dhe sulmuan disa herë por që rastet e tyre nuk u konkretizuan në gol.

Kjo është hera e katër e Real Madridit brenda dy jave që ka dështuar të fitojë një ndeshje, një seri shumë negative që me siguri nuk do të pritet mirë në Spanjë.

Real Madridi gjendet në grupin G ku gjendet CSKA, Roma dhe Viktoria Plzen. CSKA me këtë fitore prin në vendin e parë më 4 pikë, pas tyre është Roma, Real Madrid dhe Viktoria Plzen.