Deputet kroat, nga partia qeveritare HDZ, Stevo Culej, ka bërë thirrje që çdo kroat i shëndoshë në rajone kufitare me Serbinë të ketë armë në shtëpi.

Gjatë debatit për propozim ligjin për armët, Culej ka thënë se do të lehtësohej sikur “çdo kroat, i shëndoshë psikikisht e fizikisht, që gjendet në rajonet kufitare me ish–armiken, Serbinë, duhet të ketë armë në kontroll dhe në duar, sepse kush e di se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë Culej, përcjell Hina.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate në opozitë, Nenad Staziq, i ka thënë Culejit se po paraqet teza raciste.

Culej më pas ka pyetur kolegun pse Kroacia ishte çarmatosur në vitet e 90-ta.