Capital T vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në estradë.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor, duke qenë se nuk ka sjell diçka të re që nga sezoni veror.

Reperi është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Kapo publikoi në InstaStory një shkrim interesant, i cili i la paksa të konfuzuar fansat e tij.

“Është çmenduri se sa shpejt njerëzit i harrojnë gjërat e mira që ke bërë për ta”, ka shkruar Capital T.

Me këtë ai sikur la të kuptohet se ka mbetur vërtet i zhgënjyer nga disa persona, të cilët mesa duket nuk kanë qenë mirënjohës ndaj të mirave të tij.

Kapo nuk është se shquhet për raporte të këqija apo konfliktuoze me ndonjë person nga estrada, ndaj dhe një dedikim i tillë mbeti në pikëpyetje për fansat.

Image