Fabio Capello ka folur për sezonin 2006-2007, vit në të cilin ai ishte në krye të Realit të Madridit. Ai ka rrëfyer për marrëdhënien me Ronaldon dhe si e  cilësonte atë mbipeshë. Por italiani pranon se ai është futbollisti më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

“Ronaldo peshonte 96 kilogram te Reali dhe nuk po ia dilja ta dobësoja. Ajo që mendoja ishte se kur ai fitoi Kupën e Botës ishte 84 kilogramë dhe tani peshon 96. Kishim në sulm atë dhe Van Nisterloin, mendoja se mund të fitoja gjithçka, por ne humbë 3 takime rresht”, tha italiani.

“E largova Ronaldon nga ekipi dhe vendosëm të rifillonim nga e para. Ai kishte arritur marrëveshje me një ekip arab dhe unë e sugjerova të shkonte te Milani, megjithëse ai mendonte për gjithçka përveç futbollit. Ronaldon e konsideroj më të mirin që kam stërvitur ndonjëherë në karrierën time”, përfundoi Capello.