Për dorëhqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar edhe homologu shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një status në Twitter ai falenderon ish-kryediplomatin grek për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”.