Me Italinë që është paralizuar nga rrebeshet dhe erërat e forta, Franca duket se po vuan agresivitetin e motit të shoqëruar me reshje dëbore, teksa qytete dhe fshatra në jug dhe zonat qendrore të vendit vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe rrugët janë bllokuar.

Raportohet se 200,000 familje janë pa energji. Auverge-Rhône-Alpes dhe rajonet në jug dhe në perëndim të Lyonit ishin zonat kryesore të goditura nga stuhitë e papritura.

Rreth 900 kamionë u bllokuan në Francën qëndrore gjatë mbrëmjes, pasii reshjet e dëborës ishin masive dhe i suprizuan shoferët. Qindra shoferë u larguan nga makinat për të gjetur një strehë më të ngrohtë dhe më të sigurt për të pritur deri në mëngjes, raporton Reuters.

Banorët lokalë kanë postuar në Twitter imazhe dhe video të reshjeve të pazakonta të dëborës për këtë kohë të vitit.