Leonardo Bonucci e ka thënë se ëndërron të bëhet trajneri i Juventusit, derisa e ka pranuar se kishte marrë vendim të gabuar kur e braktisi klubin për t’iu bashkuar Milanit një vit më parë.

Një mosmarrëveshje me trajnerin Massimiliano Allegri bëri që Bonucci t’iu bashkohej Milanit më 2017, por italiani u ktheu në Juventus pas vetëm një sezoni në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

“E kam ëndërr të behëm trajner i një ekipi të madh, me mundësi i Juventusit”, tha Bonucci.

“Ndodhen disa gjëra gjatë katër muajve të fundit me Juventusin që ma lënduan krenarinë dhe patën ndikim në mua në nivel personal”, shtoi ai.

“Pastaj, me kohë dhe duke i analizuar gjërat, e kuptova se largimi nga Juventusi nuk ishte vendimi i duhur, sepse vetëm këtu dhe me këtë fanellë mund ta shpreh potencialin tim në fushë dhe jashtë saj”, theksoi Bonucci.

Loading...