Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetarët Fadil Zendeli dhe Kastriot Rexhepi priti Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja i shoqëruar nga z. Stefan Nuner këshilltar politik dhe Bear Grazhdani zyrtar për çështje politike.
Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend me theks të posaçëm për periudhën post referendumit dhe kontributin e Lëvizjes Besa në këto proçese.
Kryetari Kasami e informoi ambasadorin Koja për qëndrimet e Lëvizjes Besa se duhet angazhim i gjithë faktorëve të mbrendshëm dhe të jashtëm për të rrumbullaksuar procesin e ndryshimeve kushtetuese për të vazhduar procesi i integrimeve i papenguar.
Kryetari Kasami theksoi se Lëvizja Besa dhe blloku opozitar në përgjithësi ishin determinues që referendumi të mbrijë atë numër të votuesve që pati në 30 Shtator.
Të dy palët u dakorduan që takime të ngjajshme duhet vazhduar edhe në të ardhmen.