Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon takimet në degët e saj, ku sot zyrtarë të kësaj partie kanë qëndruar në Obiliq.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK-ja është e gatshme që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet.  Siç ka njoftuar Beqiri strukturat e degës u informuan për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe institucionale në vend.

Postimi plotë i Beqirit në Facebook: 

Takimi i radhës ishte sonte në Degën tonë në Obiliq.

Strukturat e Degës i informuam për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe Institucionale në vend.

Vlerësimi i pergjithshëm është se jemi të gatshëm dhe sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të ndalen këto dëme që po i bëhen shtetit nga ky koalicion i pakicës.

Falënderoj Kryetarin e Degës z.Mehmet Krasniqi, Kryesinë e Degës, Kryetarët e Nëndegëve, aktivistë e veprimtar për punën e tyre.

I.Beqiri