Teologu Emin Behrami ka akuzuar myftiun Naim Tërnava se është i pakualifikuar për ta bartur këtë pozitë. Në emisionin Frontal të T7 , Behrami ka thënë se punimet e magjistraturës Tërnaves ia ka punuar dikush tjetër.

Sipas Behramit, Ternava e ka marrë kopjuar punimin e tij të magjistraturës, pasi myftiu nuk di të lexoj në gjuhën arabe.

“Myftiu nuk ka ditur ta shkruaj mbrojtjen e magjistraturës së tij, për ta  dërguar në Kajro. Myftiu Tënava nuk i ka besuar personit që ia ka kryer përkthimin, prandaj më ka ftuar edhe mua t’i shikoj 5-6 faqe në arabisht”, ka thënë teologu.

Behrami, i cili është profesor në Medresenë “Alauddin” në emisionin Frontal të Televizionit e ka akuzuar myftiun për plagjiaturë , duke thënë se i njëjti ka arritur të mbyllë shumë raste në insititucionet e drejtësië për shkak të lidhjeve që sipas tij i ka Tërnava me krerët shtetëror.