Ekonomia e Maqedonisë në mënyrë të konsiderueshme u rikuperua në vitin 2017 dhe shihen lëvizje pozitive të mbështetura prej investimeve private dhe konsumit. Pritet gjatë këtij viti ekonomia të shënojë rritje prej 2,5 për qind, vitin e ardhshëm 2,9 për qind dhe vitin 2020, 3,2 për qind. Për pritjet e këtilla mund të ndikojë shkelja e procesit reformues nën ndikimin e cikleve zgjedhore dhe mosplotësimin e konsolidimit fiskal.

Ky është vlerësimi i Bankës Botërore në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin perëndimor, që sot u prezentua në Zyrën e këtij institucioni ndërkombëtar financiar në Shkup.

“Maqedonia e shënoi progresin më të madh prej gjashtë vendeve ballkanike nga viti i kaluar. Deri në vitin 2020 pritet rritje më graduale, megjithatë ndjeshmëria e supozimeve për pasqyrën tonë është përshpejtimi i procesit të inkuadrimit në BE dhe momenti i ruajtur i reformave”, tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaneli, duke shtuar se do t’i ndjek gjendjet dhe do t’i marrin parasysh gjatë projeksioneve të ardhshme.

Në afat të shkurtër, Maqedoninë e këshillojnë për fokusimin mbi stabilizimin e borxhit publik, që sivjet u rrit në 49 për qind, që është e mundur nëse zbatohet ndonjë aftësim i caktuar.

Sipas tij, është mirë që këtë vit është zvogëluar deficiti dhe me atë krijohet hapësirë për investime produktive në kapitalin njerëzor dhe nevojë më e vogël që të financohen deficitet për detyrimin e obligueshëm.

Banka Botërore rekomandon reformë strukturore të fokusuar në krijimin e rrethimit për sektor privat produktiv dhe me konkurrencë, ndërsa nga ana tjetër investim në kapitalin njerëzor.

Banka Botërore pret se borxhi publik këtë vit do të jetë deri në 50 për qind.

Lajm pozitiv, siç tha, është që është zvogëluar shkalla e papunësisë dhe që pritet ajo të arrijë nivelin më të ulët historik prej 20,4 për qind, por mbulohet një joaktivitet i caktuar, gjegjësisht i atyre të cilët nuk punojnë apo nuk duan të punojnë.