Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se miliarda euro janë dhënë nga qeveria Rama në duart e oligarkëve pranë tij.

Përmes një statusi në rrjetin social, Basha ka hedhur akuza të forta për qeverinë, duke thënë se miliardat që Rama u ka dhënë miqve të tij kanë shkatërruar e mbytur ekonominë e vendit.

Basha në fund të videos shprehet se ligji antimafia që ka propozuar PD do të hedhë tutje të gjithë tenderat korruptivë.

Loading...