Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për El Clasicon e radhës në La Liga.

Blaugranët janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen derbi të javës së 10-të në La Liga, e cila pritet të fillojë nga ora 16:15 në Camp Nou.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Sevillas dhe pret fitore ndaj Realit për tu rikthyer përsëri si lider i kampionatit.

Në anën tjetër, skuadra e Julen Lopeteguit ka tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, kështu që duan rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Sikurse Barcelona, ashtu edhe Real Madridi kanë probleme me mungesa të shumta, por trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BarcelonaTer Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Rafinha, Luis Suarez, Coutinho.

Real MadridCourtois; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Isco; Bale, Benzema.