Barcelona ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Mbretit në Spanjë. Ata arritën që të fitojnë në fund këtë ndeshje me një gol të shënuar nga Clement Lenglet

Valverde u paraqit me një formacion me eksperimental në këtë ndeshje duke mos ftuar shumicën e lojtarëve të tij kryesor, derisa edhe lojtarë të rinj që nuk po kanë shumë minuta u paraqiten për katalunasit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Barcelona e kontrolloi mirë ndeshjen dhe disa herë ishte afër për të shënuar golin e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi me të njëjtin ritëm, por gol nuk kishte.

Goli erdhi në minutën e 90’të nga Clement Lenglet, pas një ndërprerje.

Kujtojmë se Barcelona do ta pret Leonesan në Camp Nou pas disa jave pasi që ndeshjet e Kupës së Mbretit janë vajtje ardhje.