Nuk është hera e parë që performanca e Rashel Kolanecit ngjall debat në Dance With Me, pasi edhe nata e mbrëmshme nuk ka kaluar pa polemika. Ishte Robert Aliaj ai i cili me komentin e tij i vuri pikën mbi i vulgaritetit të përgjithshëm në ekranet shqiptare.

Rasheli me Seldin kërcyen një vals shumë të këndshëm, por ishin batutat dhe komentet e të tjerëve që bënë Robertin të shpërthejë. Teksa po jepte mendimin e tij rreth performancës, Roberti tha:

Ishte gjithçka kaq e bukur por ky humori e humbi fare. Nuk e bëjnë këpucët elegancën Rashel, është tjetër gjë që e bën elegancën. Në vals është eleganca e para dhe në momentin që hapim gojën dhe s’jemi elegantë thyhet çdo gjë.

Më vjen keq por gjërat duhet të jenë ne koherencë edhe unë nuk merrem shumë me formën sepse merren me përmbajtjen. Humori është aq banal, në veçanti nëpër televizione, aq vulgar, aq shkatërrues, destabilizues, ekstrem!

Ne kemi një humor aq banal në Shqipëri sa e kemi kalu masën. Ja kemi të bëjmë me këtë nivel të ulët, unë me këtë nivel heq dorë. Ika unë hajt çao!”