Kryetari i partisë proruse në Maqedoni, Janko Baçev, sot ka deklaruar se kanë filluar pazaret rreth blerjes së votave të deputetëve të VMRO-së, shkruan Fakte. Sipas tij, 2 milionë euro është shumë që po flitet se u ofrohet këtyre deputetëve, në këmbim të përkrahjes së ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit.

Nga kjo parti kanë apeluar tek deputetët opozitarë të mos mashtrohen me kësi oferta, duke shtuar se kur ata të vijnë ne pushtet, do kërkojnë revidimin e, siç thonë, 15 miliardë eurove të vjedhura nga pozita e pushtetit në 27 vitet e kaluara.