Këshilli Gjyqësor i kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska i dënoi me nga një mijë euro dhe i largoi nga gjykata të gjithë avokatët e të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

Avokatët janë sanksionuar pasi ishin ankuar dhe kishin reaguar ashpër për kushtet, në të cilat është marrë në pyetje dëshmitari i dëmtuar S1 në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale, ku ishte dërguar për shkak të pengesave teknike në objektin e ri të gjykatës.

Avokati Elenko Millanov pas daljes nga gjykata deklaroi se avokatët kishin kërkuar që t’u mundësohet që t’i shënojnë deklaratat e dëshmitarit të dëmtuar, sepse nuk ishte dëgjuar mirë dëshmia e tij. Kjo nuk u ishte mundësuar, pas çka avokatët u rebeluan, dhe për shkak të kësaj janë dënuar dhe larguar nga gjykata. Gjykatësja Kacarska në procesverbal ka shkruar se sot u merret e drejta që të jenë avokatë në këtë proces dhe se të akuzuarve do t’u emërohen avokatë me detyrë zyrtare.

Të akuzuarit për “27 prillin” janë në gjykatë, por pasi opinioni paraprakisht ishte larguar nga dëshmia e sotme e dëshmitarit të dëmtuar, nuk dihet se si do të vazhdojë procesi.

Në seancat e kaluara janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë, mes të cilëve deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në dëshmitë e tyre ata i kanë sqaruar veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik të vitit të kaluar.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaхariе Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.