Ministri i Jashtëm palestinez Riyadh al-Maliki kritikoi deklaratën e kryeministrit australian i cili bëri të ditur se vendi i tij ishte i hapur për njohjen e Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Sipas Al-Malikit duke vepruar kështu, Australia mund të rrezikonte lidhjet e saj tregtare me vendet myslimane si Indonezia.

“Duke vepruar kështu Australia po shkel ligjin ndërkombëtar. Australia nuk po respekton rezolutën e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe në veçanti rezolutën 478 të vitit 1980”, tha ai.

Komentet e kryeministrit australian Scott Morrison për njohjen e Jerusalemit dhe ndoshta lëvizjen e ambasadës së Australisë atje, ashtu sikurse dhe vendimi i debatueshëm që Presidenti amerikan Donald Trump mori në dhjetor, mund të shkatërrojnë dekada përpjekjesh diplomatike. /voa