Atletico Madrid ka fituar me rezultat 3-1 në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Griezman ka qenë kreator i fitores se madrilënëve.
Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e radhës duke fituar me rezultat 3-1 kundër Atletico Madridit.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Griezman kaloi në epërsi për herë të parë Atleticon në minutën e 28’të duke shënuar një gol të bukur pas një tollovie që u krijua në zonën e belgëve.
Pas goli belgët kthehen në lojë duke shënuar një supergol në minutën e 39’të nga Arnaut Groeneveld.
Në pjesën e dytë Atletico starton më mirë dhe arrin që të shënoi në minutën e 67’të, përsëri shënoi Griezman.
Goli i sigurisë për Atleticon erdhi në minutën e 90 nga Koke.
Me këtë fitore, Atletico gjendet në pozitën e parë më 6 pikë aq sa ka edhe Borussia Dortmund në pozitën e dytë.