Më 30 shtator 2018:

„Megjithatë, sot fitoi demokracia, fryma evropiane dhe euroatlantike në Maqedoni, meqë ky referendum ka qenë kansultues, efektet e tij do të jenë politike, jo juridike.
Nëse nuk futet politika në statistikë, realiteti dëshmon se, nga afër 1 milion e gjashtëqindmijë banorë sa kanë mbetur aktualisht në Maqedoni, prej tyre afër 1 milion e 100 mijë qytetarë janë me të drejtë vote; mbi 60% e tyre e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, nga të cilët mbi 93% janë deklaruar për Maqedoninë evropiane.“

– Abdulla Mehmeti, ASHASHA, Shkup

Më 2 tetor 2018:

„Referendumi ishte këshillues dhe se nuk ishte kusht ose parakusht për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve.

Numri i votuesve në Maqedoni arrin në 1.2 milion, jo 1.8 milion njerëz, siç thuhet në listat e zgjedhësve.

Në 20 vitet e fundit nuk ka pasur pastrim të listave dhe se 300,000 njerëz janë jashtë vendit.

Kjo është arsyeja pse votat” për “përfaqësojnë një shumicë absolute, pavarësisht nga pjesëmarrja e 37% të votuesve të regjistruar.“

– Nikos Kocijas, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë