Nga, Abdulla Mehmeti

Këshilla miqësore drejtuar qytetarëve (votuesve) shqiptarë në Maqedoni:

Mos i shani dhe ofendoni me emra politikanët shqiptarë të derisotëm dhe aktualë, sepse me sharje dhe ofendime nuk ndryshohet gjendja e juaj.

Falënderoni nëse kanë bërë diçka të mirë dhe të dobishme, nëse kanë arritur ndonjë sukseses deri më sot.

Kjo që është arritur deri më sot nuk është e mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet realitetit, nevojave dhe synimeve të popullit shqiptar në Maqedoni, prandaj, nëse ata vetë nuk tërhien pa zhurmë nga skena politike, nuk është vetëm faji dhe përgjegjësia e tyre, por faj dhe përgjegjësi e të gjithë neve, e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve, e atyre që i votojnë edhe më tej, me këtë edhe e pengojnë zhvillimin ekonomik e shoqëror, orientimin evropian dhe euroatlantik të vendit, i kufizojnë të drejtat dhe liritë tona, e pamundësojnë krijimin e shtetit ligjor dhe progresin, për të cilat kemi përgjegjësi të gjithë ne, sidomos për pasojat që do t’ua lëmë pas brezave të ardhshëm.

Zgjidhja është në dorën e të gjithë neve, jo të politikanëve, shumicën e të cilëve i shajmë dhe ofendojmë përditë, dhe asnjë ditë nuk e shajmë dhe fajësojmë edhe veten tonë për fajet që mbajmë, për atë që kemi bërë e që nuk kemi bërë, atë që kemi dashur e nuk kemi arritur, ose nuk kemi ditur ta bëjmë siç duhet dhe kur duhet.

(4 tetor 2018)