Burime nga dy subjektet konfirmojnë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për takim të mundshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-s, Hristijan Micskoski, transmeton Alsat-M.

Madje partitë nuk dinë as natyrën e takimit: do të jetë në nivel liderësh, partiak apo nivel deputetësh. Aktualisht mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ekzistojnë grupe punë në Kuvend të cilat deri më tani kanë punuar për harmonizimin e ligjeve reformuese.

Ndaj kërkesës së kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare, lideri i opozitës Mickoski ditë më parë iu përgjigj me kërkesa shtesë si: ndërrimin e Prokurorit Publik me propozim të opozitës dhe formimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç liderët u morën vesh në takimin e fundit para referendumit.