Kwadwo Asamoah beson se Inter janë në “rrugën e duhur” dhe mund të vazhdojnë ecurinë me fitore kundër Milanit dhe Barcelonës këtë muaj.

Nerazzurri patën një start jo të mirë të sezonit, por tani ata kanë pasur gjashtë fitore me radhë në të gjitha garat.

“Inter janë në rrugën e duhur”, tha Asamoah për Inter TV.

“Derbi della Madonnina është një ndeshje e rëndësishme për tifozët dhe neve lojtarët, kështu që ne jemi duke punuar më shumë në sensin e konsistencës dhe paraqitjeve tona”.

“Derbi është gjëja më e mirë në futboll dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë më fitore”.

“Është një orar i ngjeshur për ne, sidomos pas pushimit me ndeshjet me kombëtare ku nuk kemi shumë kohë që të përgatitemi. Shpresoj që ta mposhtim Milanin sepse kjo do të na jep motiv të fitojmë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve”.