Arsenali ka vazhduar edhe formën e mirë edhe në Europë. Ata kanë mposhtur me rezultat 3-0 Qarabagunn duke vazhduar të jetë në vendin e parë në grupin E
Arsenali është duke vazhduar me fitore dhe formën e mirë dhe nuk ka humbur apo barazuar që nga muaji gusht i këtij viti.
Londinezët kanë shënuar fitoren e shtatë më radhë nga nëntë ndeshje në këtë sezon derisa kanë mundur Qarabagun.
Arsenali kaloi shumë herët në epërsi, pasi që në minutën e 4’të kaluan në epërsi me anë të Sokratis.
Pas golit, Qarabag ishin afër që të barazojnë disa herë por mbrojtja e Arsenalit u tregua e vëmendshme.
Me rezultat 1-0 përfundojë edhe pjesa e parë e këtij takimi.
Në pjesën e dytë prapë ishin Arsenal ata që morën inciativën.
Në minutën e 53’të i riu i akademisë së Arsenalit shënon golin e dytë dhe të sigurisë për Arsenalin.
Arsenali vazhdoi me presionin dhe golin e nokdaunit e jep në minutën e 79’të me anë të Guendouzit.
Me këtë fitore Arsenali prin në Grupin E më gjashtë pikë aq sa ka edhe Sporting në vendin e dytë që sonte e mposhti Vorsklan në Ukrainë