Një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste në Drejtorinë e Tatimeve është arrestuar nga policia për korrupsion por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Denoncimin e bën deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, thotë se kryetari i Partisë Socialiste në njësinë numër 3  në Tiranë Artan Kroi, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është vënë në pranga për korrupsion dhe gjobvënie ndaj bizneseve.

Kroj është mik i deputetes Klotilda Bushka, – thotë Murrizi – dhe ngjarja sipas tij po fshihet me urdhër politik ku edhe janë manipuluar provat.

Murrizi zbulon edhe një tjetër shkelje të zyrtarit socialist, atë të ligjit të dekriminalizimit dhe deklarimit të rremë në formular. Kjo pasi sipas deputetit demokrat, Artan Kroj ka ndërruar emrin nga Marjels Kroj që e ka pasur më parë, pasi në Greqi është dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar të drogës.