Një amerikan nga shteti Juta është arrestuar për shkak të dyshimeve se ai është njeriu i cili ia ka dërguar letrat e dyshimta me farë ricini  presidentit amerikan Donald Tramp dhe Pentagonit.

Mediat amerikane njoftojnë se është fare pak e mundur që sot të ngrihen akuza për Uliam Klajd Alen i Tretë (39) nga qyteti Logan. I dyshuari është ish-pjesëtar i forcave ushtarake detare të SHBA-së.

Është i njohur për autoritetet për shkak të përhapjes së teorive konspirative dhe kanosjeve. FBI kumtoi se janë duke hetuar kimikate të rrezikshme potenciale në Logan, qytet i cili ndodhet rreth 100 kilometra nga Solt Lejk Siti.

Të hënën u gjetën letra dërguar presidentit Donald Tramp dhe ministrit të Mbrojtjes, Xhejms Matis. Fillimisht pati dyshime se në to ka ricin, që është helmi më i fuqishëm në bazë bimore. Më pas u përcaktua se në letra ka farë ricini prej të cilës bëhet ricini për të cilin nuk ka kundërhelm.