Sipas një raportimi të TMZ Ariana Grande dhe Pete Davidson Jnë ndarë nga njëri-tjetri. Çifti I cili kishte 4 muaj fejesë, i dhanë fund lidhjes së tyre pasi mendonin se nuk ishte momenti i duhur për një hap të tillë në jetën e tyre.

Burimet e TMZ thonë se ata të dy e duan njëri-tjetrin por vendosën ti japin fund lidhjes së tyre romantike. Ky lajm vjen një muaj pas vdekjes së ish të dashurit të Ariana Grandes, Mac Miller nga një overdozë edhe pse është ende e paqartë arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre.

Pete dhe Ariana konfirmuan fejesën e tyre në Qershor kur Ariana vendosi një unazë të madhe fejese vetëm disa javë pasi ata filluan të dilnin sëbashku. Në gusht, ata u shfaqën sëbashku për herë të parë në tapetin e kuq dhe që atëherë ata e kanë treguar kudo dashurinë që ndjenin për njëri-tjetrin. Gjatë verës Pete vendosi të fshinte të gjitha postimet e tij në Instagram duke përfshirë edhe ato me të fejuarën e tij. Megjithatë ai I siguroi fansat menjëherë se nuk kishte ndonjë gjë për tu shqetësuar. Ariana nuk ka fshirë ndonjë foto apo video të çiftit bashkë dhe asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar ende ndarjen.