Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadoren e Bosnjë dhe Hercegovinës në RM, Lepa Babiq, ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm bilateral dhe i është falënderuar për angazhimin gjatë mandatit të saj për përforcim të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Xhaferi, siç njofton pres-shërbimi kuvendor, ka theksuar se mbështetja e ndërsjellë e Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës vërtetohet me thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në të gjithë sferat – arsim, kulturë, siguri etj., me fokus të veçantë në integrimin e përbashkët në NATO dhe BE.

Ambasadorja Babiq është falënderuar për mundësinë për takim dhe ka shprehur bindje se Republika e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovina do të vazhdojnë edhe më tutje me bashkëpunimin shkëlqyeshëm në angazhimin e përbashkët për integrim të plotë euroatlantik të së dy shteteve.

Njëkohësisht, ambasadorja i ka theksuar mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në sferën e arsimit përmes këmbimit të studentëve, përforcim të bashkëpunimit ekonomik përmes formimit të biznes klubeve të përbashkëta, përforcim të bashkëpunimit kulturor përmes promovimit të vlerave kulturore të së dy vendeve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë biseduar edhe për marrëveshjet bilaterale dhe memorandumet midis Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ndërsa të cilët janë me interes për qytetarët e të dy shteteve dhe janë në fazë përfundimi, siç është mundësimi i qytetarëve të së dy vendeve ta kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime, njohja e patentë shoferëve në të dy vendet, mundësia për hapjen e linjës ajrore në relacionin Shkup – Sarajevë.

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi i ka uruar sukses të mëtutjeshëm ambasadores Babiq në angazhimet e saj të ardhshme, duke shfaqur shpresë se bashkëpunimi i ardhshëm parlamentar dhe përforcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë dhe miqësor midis dy palëve në të gjithë nivelet do të jetë edhe më intensiv.