Policia e Tetovës sapo ka vënë në pranga 3 persona të dyshuar për shfrytëzim seksual të një të miture. Bëhet fjalë per një 62 vjecar me inicialet A.M., 58 vjecarin me inicialet N.E dhe 55 vjecari me inicialet B.M.

Alsat mëson se skandali ka marrë permasa çnjerëzore pasi tre presonat në fjalë, njëri prej të cilëve edhe ofiqar i Min. se Drejtësisë në Gostivar, kanë shfeyëzuar një të mitur, me të meta mendore. Sipas të dhënave të policisë, e cila ka shtritë hetimet në masë të gjerë, disa persona kanë shfrytëzuar vajzën me të meta mendore për marrëdhënie seksuale.

Ekspertiza mjekoligjore ka treguar qartë aktivitetin e dhunshëm ndaj vajzës dhe policia tashmë ka listuar dhe është vënë në ndjekje të personave ushtrues së aktit makabër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gostivarit, dhe policia është vënë në aksion së bashku me Prokurorinë për zbardhjen dhe dënimin e rastit.