Në Fushë-Bulqizë, është marrë njoftim se një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet  policisë në vendngjarje, dhe nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes, i cili u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.