Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesditën e së martës në rrugën Gjakovë-Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Ai ka thënë për Koha.net se si pasojë e aksidentit ka vdekur një burrë i moshës 60-vjeçare.