“Unë nuk ngjitem në atë avion”, ka qenë me pak fjalë deklarata që ka dhënë sulmuesi i kombëtares së Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang kur mbërriti në aeroport së bashku me shokët e tij të skuadrës së kombëtares së Gabonit, për ndeshjen vlefshme për Kupën e Afrikës ndaj Sudanit.

Në fakt, e gjithë skuadra ishte në dyshim për të udhëtuar me atë avion, një mjet transporti i frikshëm i vënë në dispozicion nga Federata e Futbollit të Gabon për ekipin kombëtar. Ana e majtë e avionit ishte ajo që vuri në ankth sulmuesin e kombëtares, që detyroi më pas lojtarin e Arsenal të refuzojë të udhëtojë.

Aubameyang vendosi të mos udhëtojë me ekipin dhe të rikthehet më pas në Londër, për të nisur stërvitjen me Arsenal. Këtë ndeshje të Kupës së Afrikës skuadra e Gabon e fitoi 1-0 edhe pa praninë e Aubameyang në fushë, por kjo mungesë e sulmuesit ka shijen e një lamtumire nga kombëtarja.